Ajatollahu i Iranit, Khamenei: Detyra jonë është të kërkojmë hakmarrje për vrasjen e Haniyeh

Ajatollahu i Iranit, Khamenei: Detyra jonë është të kërkojmë hakmarrje për vrasjen e Haniyeh

Udhëheqësi suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei lëshoi një deklaratë pasi Izraeli vrau liderin e Hamasit, Ismail Haniyeh në Teheran.

“Me këtë veprim, regjimi kriminal dhe terrorist përgatiti terrenin për dënime të ashpra dhe ne e konsiderojmë detyrën tonë të kërkojmë hakmarrje për gjakun e tij që kur u vra në territorin e Republikës Islamike të Iranit”, tha Khamenei, sipas IRNA.

Rezidenca e Haniyeh u godit në Teheran, duke vrarë edhe truprojën të tij.

Hamasi njoftoi se lideri i tyre u vra pasi mori pjesë në inaugurimin e presidentit të ri iranian, Masoud Pezeshkian.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, 62-vjeçari lindi në një kamp refugjatësh pranë qytetit të Gazës dhe iu bashkua Hamasit në fund të viteve 1980 gjatë Intifadës së Parë, ose kryengritjes.

Ndërsa Hamasi erdhi në pushtet, Haniyeh u ngrit në rangjet – duke u emëruar pjesë e një “udhëheqjeje kolektive” të fshehtë në 2004, më pas u emërua kryeministër i Autoritetit Palestinez në 2006.

Në vitin 2017 ai ishte bërë shefi i grupit – dhe u bë një “terrorist global” nga Shtetet e Bashkuara menjëherë pas kësaj. /Telegrafi/

Shpërndaje në: