‘Mozomakeq’| Udhëheqësit e shtetit ‘dissiraten’ me njëri-tjetrin përmes këngëve të Dafina Zeqirit

‘Mozomakeq’| Udhëheqësit e shtetit ‘dissiraten’ me njëri-tjetrin përmes këngëve të Dafina Zeqirit

Raportet mes Presidentes Osmani dhe ministres së Jashtme, Donika Gërvalla, tashmë edhe publikisht janë të prishura. Këtë e konfirmoi sot edhe vetë Presidentja Osmani në një konferencë për media, ku ndër të tjera tha se për detaje rreth tyre do të flasin ndonjëherë tjetër. Megjithatë, ajo që është interesante dhe në të njëjtën kohë qesharake është se si dy ndër figurat më të mëdha të vendit, njëra Presidente e tjetra ministre për Punë të Jashtme, po ‘disiraten’ me njëra tjetrën përmes këngëve të artistës kosovare, Dafina Zeqiri, përcjell Periskopi.

Ishte Donika Gërvalla e para ajo që nisi ta thumboj presidenten Vjosa Osmani. Në koncertin që u mbajt të martën në sheshin “Skënderbeu”, Gërvalla u paraqit pas këngëtares Dafina Zeqiri.

“Pasi Dafina e këndoi këngën e presidentes llafe-llafe dëgjuam kryeministrin dhe mesazhin e tij, më mbetet të ju falënderoj nga zemra”, deklaroi Gërvalla.

Sot, Presidentja Osmani ia ktheu këtë ‘diss’ Gërvallës me këngën e re të Dafina Zeqirit.

“Për detaje rreth raporteve tona flasim ndonjëherë tjetër. Por Dafina e ka një këngë tash që e ka publiku ‘me kast me kast mjeshtër i mashtrimeve, me kast me kast përsëritës i gabimeve’. Ka edhe kangë tjera Dafina, përndryshe përpunim i këngës së Gilit”, deklaroi Osmani.

Vlen të theksohet se prishje të raportit, përvec me Gërvallën, Presidentja Osmani duket se i ka si mos më keq edhe me kryeministrin Albin Kurti.

Ky i fundit nuk erdhi në takimin konsultativ për datën e zgjedhjeve, teksa Osmani nuk e pranoi nënkryetarin e partisë së VV-së, Glauk Konjufcën ‘se nuk deshi t’i thyente parimet’.

Ajo para gazetarëve tha se Kurti është në zyrë dhe i sugjeroi të njëjtit të shkojnë ta pyesin kryeministrin pse nuk mori pjesë. /Periskopi/

 

Shpërndaje në: