Akil Gjakova reagon pasi nuk mori medalje në Lojërat Olimpike

Akil Gjakova reagon pasi nuk mori medalje në Lojërat Olimpike

Kanë kaluar dy ditë prej kur Akil Gjakova u paraqit në Lojërat Olimpike “Paris 2024”. Aty Akili arriti deri në repesazh për të luftuar për medaljen e bronztë, por fatkeqësisht pësoi me humbje në ndeshjen e parë të repesazhit.

Për të, kjo ishte arritja më e madhe në olimpiadë.

Sot, me anë të një shkrimi në Facebook, Akili ka treguar eksperiencën e tij në këtë olimpiadë, duke thënë se humbja nuk ia mori ëndrrën, përkundrazi medalja është synimi i tij jetësor. Të gjithë sukseset e tij ka theksuar se janë arritur në sajë të sakrificës, të cilën e din vetëm ai, trajneri i tij dhe familja.

Postimi i plotë :

Përfunduan edhe lojërat olimpike “Paris 2024”. Fatkeqësisht me fatin e keq iku edhe shanca për t’a fituar medaljen olimpike. Medalje kjo qe kurrë me përpara nuk ka qene me afër meje se tani, por fati sportiv ma mori nga dora. Megjithatë, nuk ma mori ëndrrën qe unë një dite ta kem edhe ketë medalje, e cila është synimi im jetësor.

Unë kam filluar te stërvitem ne sportin e xhudos, ne vitin 2002, me trajnerin tim Driton Kuka. Që atëherë e deri sot unë kam bere çdo gjë nga vetja te arrije këtu. Natyrisht kam pasur fatin ta kem trajnerin me te mire ne bote, ne krahun tim. Atij, familjes time, qytetit tim dhe Republikës së Kosovës, ia dedikoj te gjithë te arriturat e mija.

Xhudos i kam dhënë të gjitha. Kohen, fokusin, dedikimin, sakrificën dhe përkushtimin duhur. Por edhe xhudo me ka dhënë mua shume, por jo mjaftueshëm. Ende kam pune për te bere.

Te jesh një sportist i nivelit te tille para se gjithash, duhet te jesh një karakter i vërtetë, te kesh një disiplinë, regjim dhe kulture tejet te larte. Pastaj fillon dhe vjen ne shprehje puna dhe te arriturat. Për ta prekur ketë nivel nuk është aspak e lehte, sepse ky nivel me bën sportistin me kompetitiv ne Republikën e Kosovës!

Një xhudist fillon ditën ne ora 05:00 për stërvitjen e mëngjesit. Për t’u kthyer ne shtëpi dhe për ta mbyllur ushqimin e zgjedhur. Duke bere gjumin me minuta dhe për t’u përgatitur për stërvitjen e radhës . E kështu me radhe. Pa parashikuar asnjë here kushtet, faktorët e jashtëm dhe rrethanat e pa parashikuara: lëndimet, sëmundjet, problemet dhe çështjet e tjera te cilat na rrethojnë si sfida te jetës.

Unë kam shënuar suksese te cilat janë te prekshme për sportin e Kosovës. Jam kampion Evropian(U18). Jam kampion Evropian(U23-Gior 2018). Kampion Evropian(Lisbona 2021). Kam medalje te arte ne lojërat mesdhetare(Tarragona 2018). Kam medalje të artë edhe në grandslamin në Paris(2018). Kam medalje te arte ne grand prix. Përpos këtyre te arriturave unë kam edhe shume medalje tjera te bronzeta te fituara. Ne lojerat okimpike Tokyo 2020, kam zënë vendin e 7-te, ndërkaq në këto lojërat e Parisit 2024, pas tri fitoreve rresht dy prej te cilave me ippon, humba ne gjysmëfinale nga kampioni i botes Hidayat Heydarov, te cilin e mposhta ne Prishtine, ne dhjetor te 2023. Këto janë sukseset e mija te cilat nuk m’i ka falur askush, por janë arritur ne saje te një sakrificë të cilën e di veç unë, trajneri im dhe familja ime.

Unë jam krenar qe kam përfaqësuar shtetin tim dhe kombin shqiptar ne ngjarjen me te madhe sportive ne Bote. Jam thellësisht krenar për kombin tim gjithandej botes, te cilët me kane frymëzuar dhe motivuar jashtëzakonisht shume me mesazhet qe me kane dërguar. Kam qene i nderuar te ju përfaqësoj dhe u jam mirënjohës për përkrahjen fanatike qe ma keni dhënë. Nuk ka qene e lehte norma olimpike dhe pjesëmarrja ne Paris. Lere pastaj gara me me te fortit e botes, por ka qene një eksperience te cilën do ta ruaj, do ta kaliti dhe do ta shfrytëzoj qe te bëhem edhe me i forte për garat qe do te pasoj tutje.

Një gjë jam shume i sigurte. Do te punoj edhe tri here me shume qe ne kampionatin e ardhshëm te botes dhe ne olimpiadën e ardhshme te jam me i forte ne te gjitha aspektet. E di qe ne sport përvoja dhe eksperienca e kane fjalën kryesore ne garat si këto ne Olimpiade, por e di se deri atëherë unë do t’i kem te dyja. Tokion dhe Parisin, do t’i përdori mjeshtërisht ne mendjen dhe punën time për ta trazuar suksesin për te cilin jam sakrifikuar gjithë këto 22 vite pa ndalur asnjë moment. Jam shume i bindur se me ndihmën e Zotit, do ta beje një gjë te tille. Unë besoj se sakrifica ime herët a vone do te shpërblehet, ndërkaq, do ta plotësoj absolutisht çdo gjë qe varet nga ana e ime, për t’u përmbushur.

Deri atëherë na pret pune e madhe. Për ta mbyllur ketë dedikimin për ju unë kam disa fjale për ata te cilët, nuk pushojnë asnjëherë përkrahjen time te pa asnjë rezervë ndaj meje.

Falënderoj përzemërsisht trajnerin tim Tonin. Falënderoj federatën e xhudos. Falënderoj shtetin tim për përkrahjen. Falënderoj familjen time dhe te gjithë ata qe besuan tek unë.

Unë do te rikthehem fuqishëm!

Shpërndaje në: