Kurti nuk i shkoi në takim, Osmani: Nuk e di arsyen- supozoj që është në zyrë, shkoni dhe pyesni

Kurti nuk i shkoi në takim, Osmani: Nuk e di arsyen- supozoj që është në zyrë, shkoni dhe pyesni

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në një konferencë për media ka folur pas takimit që ka mbajtur me përfaqësues të partive politike për të folur rreth datës së zgjedhjeve të rregullta.

Osmani ka folur për mungesën e Lëvizjes Vetëvendosje në këtë takim dhe gatishmërinë e Glauk Konjufcës që ta përfaqësojë VV-në në cilësinë e nënkryetarit. Osmani ka thënë se ia kanë bërë me dije Konjufcës që takimi është ftuar vetëm në nivel kryetarësh dhe se Konjufca më mirëkuptim e ka zbatuar qëndrimin e presidencës.

“Nënkryetari i VV-së, Glauk Konjufca, ka shprehur gatishmëri që të vijë në takim, mirëpo meqenëse të gjitha partitë kanë qenë të njoftuar se ky takim ka qenë në nivel të kryetarëve, këtë parim e kemi mbajtur për të gjithë dhe ai me mirëkuptim e ka zbatuar”, ka thënë Osmani.

Ajo tutje ka thënë se në takimin e sotëm s’ka qenë prezent kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti. Osmani ka thënë se nuk i dinë arsyet se pse Kurti s’ka marrë pjesë dhe u ka thënë gazetarëve se mund të shkojnë ta pyesin në zyrën e tij, duke supozuar se Kurti ndodhet në zyrën e tij në Qeverinë e Kosovës, objekti i të cilës është shumë afër me Presidencën.

“Sot s’ka qenë prezent kryetari i Vetëvendosjes, nuk i dimë arsyet,, besoj mund ta pyesni atë drejtpërdrejt, po supozoj që është në zyrë, mund të shkoni e ta pyesni”, ka thënë Osmani.

 

Shpërndaje në: