Krasniqi: Mospjesëmarrja e Kurtit në takim është ofendim ndaj Presidentes Osmani
Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi në një konferencë për media ka komentuar mospjesëmarrjen e Albin Kurtit në takimin e Presidentes Osmani me liderët e partive politike.
Ai ka thënë se mospjesëmarrja e tij, është ofendim ndaj Presidentes Osmani.
“Mendoj që është ofendim ndaj Presidentes, dhe unë nuk dëshiroj me komentu tutje, sepse raportet me dinamikën me raportet e presidentes dhe kryeministrin nuk i njoh mjaftueshëm, ata kanë qenë bashkë, kanë garu bashkë, janë zgjedh bashkë, kanë pasë koalicion, qa di unë, nuk ia di raportet sa me pasë një ide, po me të vërtet e konsideroj që afati i njoftimit për ftesën ka qenë me kohë, pesë ditë më herët”, u shpreh ai në konferencë./Periskopi