Takimi i Presidentes me kryetarët e partive politike – Osmani e refuzon Konjufcën nga VV-ja?

Takimi i Presidentes me kryetarët e partive politike – Osmani e refuzon Konjufcën nga VV-ja?

Presidentja Vjosa Osmani të mërkurën ka nisur takimin me liderët e partive politike në Kosovë për të diskutuar datën e zgjedhjeve të rregullta vitin tjetër.

Në takim nuk ka ardhur asnjë përfaqësues i partisë në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, ani pse dje u konfirmua nga kjo parti se do të shkojë Glauk Konjufca.

“LV do të marrë pjesë në takimin e ftuar nga Presidentja Osmani. Besoj që do të shkojë nënkryetari i parë i LV-së, Glauk Konjufca”, ka thënë zëdhënësi Arlind Manxhuka.

Pjesëmarrjen e Konjufcës me sa duket nuk e ka pranuar Presidentja.

Në një prononcim për Periskopin, shkurtimisht këshilltari për media, Bekim Kupina ka thënë se ftesa ka qenë vetëm për kryetarë.

“Takimi ishte për kryetar”, ka thënë ai shkurtimisht për Periskopin.

 

 

 

 

Shpërndaje në: