Nis takimi i presidentes Osmani me kryetarët e partive politike, Albin Kurti nuk shkon
Ka nisur takimi presidentes Vjosa Osmani me liderë të partive politike në vend, shkruan Periskopi.
Ftesës pozitivisht nuk i është përgjigjur partia në pushtet Vetëvendosje, e cila nuk po merr pjesë në takim.
Në takim janë kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ai i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku e kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj. Mimoza Kusari-Lila përfaqëson partinë Alternativa, kurse Faton Peci udhëheq “Listën GUXO”.