Osmani takon liderët e partive politike-Haradinaj arrin në takim

Osmani takon liderët e partive politike-Haradinaj arrin në takim

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani pret sot në takim liderët ose përfaqësuesit e partive politike për të diskutuar lidhur me datën e zgjedhjeve parlamentare.

Tani në takim ka arritur lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Zgjedhjet e rregullta duhet të mbahen në periudhën nga 26 janar – 16 shkurt të vitit 2025.

Njohësi i procesit zgjedhor, Eugen Cakolli ka thënë se zgjedhjet e rregullta parlamentare mund të mbahen në periudhën, nga fundi i janarit deri në mes të shkurtit të vitit 2025.

“Datat e vetme të zgjedhjeve të rregullta që Presidentja mund t’i diskutojë me partitë politike në takimin e së mërkurës, janë 26 janari, 2, 9 apo 16 shkurti. Presidentja ka kohë më së voni deri në mes të nëntorit, për ta caktuar ndonjërën prej këtyre datave”, ka pohuar ai.

Shpërndaje në: