Gjendja në Trepçë, Rukiqi: Dikur Kurti i kishte prioritet minatorët, tani nuk merret me ta

Gjendja në Trepçë, Rukiqi: Dikur Kurti i kishte prioritet minatorët, tani nuk merret me ta

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Berat Rukiqi ka thënë se dikur Kurti i kishte prioritet minatorët, ndërsa tani nuk e gjen kohën për të thënë as edhe një fjalë të vetme për minatorët që kanë mbetur që 2 muaj pa paga.

Rukiqi tha se tema e minatorëve vazhdon të thellohet, sepse është e vështirë të mbulohet minusi i një kompanie, për të cilën kryeministri Kurti tri vjet e gjysmë pushtet nuk ka ofruar asnjë zgjidhje.

“Sikur për çdo temë tjetër kryeministri ka dhënë fjalë të mëdha dhe ka premtuar zgjidhje për gjithçka, pa analizu thellësisht problemin dhe pa kuptuar se çfarë mund të bëhet në realitet. Tani, jo që nuk po i realizon premtimet por as nuk po angazhohet fare, sidomos për kategoritë që ai i ka trajtuar edhe si prioritet ose së paku deklarativisht i ka trajtuar si problem, siç janë minatorët”, tha Rukiqi.

Sipas tij prioritetet e Kurtit është lehtë të shihen tani, sepse nëse e sheh aktivitetin e tij, ka pothuajse 5 ditë që qëndron krejt kot në Paris.

“Po qëndron në Paris me para të taksapaguesve jo parat e tij, pa asnjë aktivitetet në dobi të vendit, as të ekonomisë të vendit, as investimeve e zhvillimeve ekonomike. Nuk e gjen kohën për të thënë një fjalë për minatorët se si të zgjidhet problem, por gjen kohë për të luajtur rolin e komentatorit sportive”, përfundoi Rukiqi për Express

Shpërndaje në: