Abdixhiku i gëzohet 2 medaljeve nga Parisi: Ju faleminderit çika që i jepni Kosovës kaq shumë krenari

Abdixhiku i gëzohet 2 medaljeve nga Parisi: Ju faleminderit çika që i jepni Kosovës kaq shumë krenari

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka shkruar në  Facebook për Laura Fazliu e cila ka fituar medaljen e bronztë olimpike.

Abdixhiku ka thënë se sportet po lartësojnë Republikën e flamurin e Kosovës.

“Nga Majlinda në Rio 2016, te Nora e Distria në Tokio 2020, e deri tek Laura e Distria sërish tani në Paris 2024 – tregimi vazhdon! Republika është e fortë”, ka shkruar fillimisht Abdixhiku.

“Sportistet tona po e lartësojnë Republikën, flamurin tonë, shtetin tonë. Ato po lartësojnë dhe ëndrrat e çdo vajze kosovare për të arritur një ditë të pamundurën! Ju faleminderit çika që i jepni Kosovës kaq shumë krenari. Dy medalje Olimpike deri më tani nga Parisi; 5 në gjithë historinë tonë të shkurtër! E ardhmja është e bukur. E bëjnë njerëzit tanë”, ka thënë ai.

Nga Majlinda në Rio 2016, te Nora e Distria në Tokio 2020, e deri tek Laura e Distria sërish tani në Paris 2024 -…

Posted by Lumir Abdixhiku on Tuesday, July 30, 2024

Shpërndaje në: