Medalja e dytë olimpike, Osmani: Laura Fazliu na dha krenari të jashtëzakonshmec
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Laura Fazliun e cila arriti t’i sigurojë vendit medaljen e dytë olimpike në Lojërat Olimpike në Paris.
“Medalja e dytë olimpike për Kosovën. Krenari e jashtëzakonshme që na sollën xhudistja Laura Fazliu, trajnerja e saj Majlinda Kelmendi dhe maestro Toni Kuka Faleminderit pafundësisht!”, ka shkruar Osmani.
Medalja e dytë olimpike për Kosovën. 🇽🇰
Krenari e jashtëzakonshme që na sollën xhudistja Laura Fazliu, trajnerja e saj Majlinda Kelmendi dhe maestro Toni Kuka.
Faleminderit pafundësisht!
Posted by Vjosa Osmani on Tuesday, July 30, 2024