Takimi për datën e zgjedhjeve, kjo është letra që Ramush Haradinaj ia dërgoi Osmanit
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, përmes një letre drejtuar presidentes Vjosa Osmani ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij në takimin konsultativ që e thirri ajo për caktimin e datës së zgjedhjeve të përgjithshme.
Haradinaj në letër tha se pas konsultimit me Kryesinë e partisë së tij është vendosur që ai të shkojë në takim.
Më herët, është konfirmuar pjesëmarrjen edhe Lëvizja Vetëvendosje, e cila do të përfaqësohet nga nënkryetari i parë, Glauk Konjufca.
“LV do të marrë pjesë në takimin e ftuar nga Presidentja Osmani. Besoj që do të shkojë nënkryetari i parë i LV’së, Glauk Konjufca”, ka thënë zëdhënësi i kësaj partie, Arlind Manxhuka.
Në këtë takim do të marrin pjesë edhe dy partitë tjera opozitare, PDK dhe LDK.
Takimi është planifikuar për 31 korrik.