Varhelyi: Kosova ta dërgojë në Kushtetuese draft statutin për Asociacionin
Komisioneri për Zgjerim dhe Fqinjësi të Mirë, Oliver Varhelyi, ka kërkuar nga institucionet e Kosovës që ta dërgojnë draft statutin për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe në Gjykatën Kushtetuese e të vendit.
Në konferencën e COSAC-ut në kryeqytetin hungarez, Budapestin, Varhelyi ka thënë se qshtë e qartë se rrugët evropiane të Kosovës dhe Serbisë kalojnë përmes Dialogut.
“Presim që palët të vazhdojnë përpjekjet e vazhdueshme për depërshkallëzimin dhe përparimin në zbatimin e obligimeve të tyre në kuadër të dialogut, duke filluar me dërgimin e statutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës”, ka thënë Varhelyi.