Uk Lushi: Minatorët e Trepçës pa rroga, teksa Albin Kurti gjezdiset nëpër hotele aristokratike dhe darka borgjeze në Paris

Uk Lushi: Minatorët e Trepçës pa rroga, teksa Albin Kurti gjezdiset nëpër hotele aristokratike dhe darka borgjeze në Paris

Publicisti shqiptar që jeton dhe vepron në SHBA, Uk Lushi, ka shkruar për minatorët e Trepçës, të cilët ende nuk i kanë marrë pagat e muajit qershor, përcjell Periskopi.

Z. Lushi, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, ka kritikuar Kurtin për keqtrajtimin e minatorëve të Trepçës.

“Minatorët e Trepçës me muaj pa rroga duke rrezikuar urinë. Albin Kurti, tash e një javë, duke gjezdisur nëpër hotele aristokratike dhe darka borgjeze në Paris si Josip Broz Tito kur ishte sundimtari i Jugosllavisë.
Dhe ku janë intelektualët mendimtarë të thellë të VV-së? Dhe ku është social-demokracia e shpifur e VV-së për punëtorët? Dhe pse nuk guxojnë as intelektualët madhorë e as anëtarët e thjeshtë të VV-së të pipëtijnë për Liderin Maximo?”, shkruan ndër të tjera ai.

Në fund, z. Lushi, thotë se duhet t’i rikujtojnë Kurtit dhe VV-së, “që shkelja dhe keqtrajtimi i minatorëve të Trepçës ka rrëzuar Jugosllavinë socjaliste dhe mund të rrëzojnë çdo regjim”.

Postimi i plotë:

Shpërndaje në: