Ganimete Musliu: Mërgatë, ndërsa festoni me Albin Rrencin, mbani mend se minatorët e Trepçës nuk po kanë bukë në sofër
Deputetja e PDK-së, Ganiemte Musliu u ka dhënë një mesazh mërgimtarëve, pasi kryeministri Kurti i ftoi të festojnë në sheshin e Prishtinës.
Ajo në një postim në Facebook duke e quajtur kryeministrin ‘rrenc’, iu drejtua mërgatës duke u thënë se duhet ta mbajnë mend se si Qeveria i ka lënë minatorët e Trepçës pa bukë në sofër, të cilët nuk kanë marrë pagë tash e dy muaj.
Përvec kësaj, ajo i ka numëruar edhe dështimet e Kurtit.
Njoftimi i plotë:
Mërgatë, Albini po ju fton në festë, POR ndërsa festoni me Albin Rrencin, mbani mend:
Qeverisja e tij ka nxjerrë jashtë funksionit demokracinë parlamentare.
Deputetët e Kuvendit të Kosovës ngrejnë dhe ulin duart me dirigjim të Dejona Mihailit.
Për muaj të tërë nuk është mbajtur asnjë seancë plenare.
Mbani mend se, në Politikën e brendshme:
Kosova pati zero zhvillim ekonomik
Kosova pati rritje të vazhdueshme të çmimeve
Kosova nuk pati rritje të pagave
Kosova pati zero zhvillim në shendetësi
Kosova pati zero zhvillim në drejtësi
Kosova pati zero zhvillim në arsim
Kosova pati zero zhvillim në infrastrukturë (me përjashtim të urës së famshme në Saradran)
Kosovën e braktisën qindra mijëra qytetarë
Kosovës iu vodhën rezervat shtetërore
Qeveria shkeli dhjetra herë kushtetutën e vendit.
Qeveria e legalizoi krimin e organizuar, korrupcionin dhe vjedhjen e parasë publike
Në Politikën e Jashtme:
Kosova pësoi shkatërrim të Diplomacisë duke e zhbërë pothuajse në tërësi politikën e jashtme.
Kosova katër vjet nuk pranoi asnjë njohje.
Kosova për katër vjet nuk u antarësua në asnjë organizatë ndërkombëtare.
Kosova u manovrua nën sanksione të BE-së.
Kosova i përkeqësoi marrdhëniet me SHBA-të.
Për herë të parë, nga Serbia në OKB u falenderua Ministrja e jashtme për bashkëpunim kundër UÇK-së.
Kosova u bë gaz i botës.
Dhe mbi të gjitha, mbani mend që minatorët e Trepçës nuk po kanë bukë në sofër.
Mos lejoni që e gjithë kjo të ndodhë në emrin tuaj sepse nuk e meritoni të hyni në histori si përkrahës të shkatërrimit të shtetit që e ndërtuat vet.