Zyrtare: Kundërshtare tejet e vështirë për Laura Fazliun në çerekfinale

Zyrtare: Kundërshtare tejet e vështirë për Laura Fazliun në çerekfinale

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu ka fituar ndaj kinezes, Tang Jing, për t’u kualifikuar në çerekfinalen e Lojërave Olimpike.

Fazliu po debuton në Lojërat Olimpike, teksa po garon në kategorinë -63kg.

Ajo në çerekfinale do të ballafaqohet me francezen, Clarisse Agbegnenou.

Duke konkurruar në kategorinë e peshës −63 kg, Clarisse Agbegnenou fitoi titullin evropian në 2013, titullin botëror në 2014, një medalje argjendi olimpike në 2016 dhe një medalje të artë olimpike në Lojërat Olimpike Verore 2021.

Shpërndaje në: