Nesër takimi konsultativ i presidentes për datën e zgjedhjeve – konfirmohet prezenca e të gjitha partive

Nesër takimi konsultativ i presidentes për datën e zgjedhjeve – konfirmohet prezenca e të gjitha partive

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj do të shkojë në takimin e nesërm të thirrur nga presidentja Osmani për të diskutuar rreth datës së zgjedhjeve.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i AAK-së, Kushtrim Xhemajli.

“Mund të ju konfirmoj që kryetari Haradinaj do të marrë pjesë në takimin konsultativ të thirrur nga Presidentja për caktimin e datës së zgjedhjeve të rregullta’, tha Xhemajli.

Përderisa, pjesëmarrjen në takim nga pozita e ka konfirmuar edhe Lëvizja Vetëvendosje.

“LV do të marrë pjesë në takimin e ftuar nga Presidentja Osmani. Besoj që do të shkojë nënkryetari i parë i LV-së, Glauk Konjufca”, ka thënë zëdhënësi Arlind Manxhuka.

Pjesëmarrjen në takimin e 31 korrikut deri tani e kanë konfirmuar edhe PDK e LDK.

Zgjedhjet e fundit nacionale janë mbajtur më 14 shkurt 2021, kur Lëvizja Vetëvendosje doli e para me më shumë se 50 për qind të votave, e dyta PDK, e treta LDK dhe e katërta AAK.

Shpërndaje në: