Deliu: Minatorët e Trepçës ende pa rroga, ministra e deputetë po shkojnë në Ujman dhe nuk angazhohen për zgjidhje të situatës

Deliu: Minatorët e Trepçës ende pa rroga, ministra e deputetë po shkojnë në Ujman dhe nuk angazhohen për zgjidhje të situatës

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu ka bërë një reagim lidhur me mos ekzekutimin e pagave për muajin qershor për minatorët e e Trepçës.

Deliu përmes një reagimi në Facebook thotë se situata në të cilën ndodhën minatorët po injorohet nga të gjithë.

“Këta janë minatorët e Trepçës. Data 29 korrik, ende pa rroga. Situata në të cilën ndodhen po injorohet nga të gjithë. Derisa ministra, deputetë e aktivistë të pushtetit po shkojnë çdo ditë n’Ujman e në pjesën veriore t’Kosovës me polici e bodyguarda, asnjëri prej tyre s’ka angazhim për zgjidhje të situatës së tyre”, ka pohuar ajo.

Ndryshe, Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës përmes një reagimi publik ka bërë të ditur se minatorët ende nuk i kanë marrë pagat e muajit qershor.

Në reagim e tyre thuhet se qeveria nuk ka aspak interesim për fatin e minierës dhe minatorëve.

“Tani që ndodhemi në fundin e muajit Korrik, minatorët ende nuk i kanë marrë as pagën e muajit qershor. Interesimi për fatin e minierës dhe minatorëve nga qeveria, ministria dhe bordi i ndërmarrjes janë në nivelin zero. Vullneti i tyre për prosperitetin e kësaj ndërmarrje dhe premtimi për ditë të mira në ndërmarrjen Trepça SH.A., janë vetëm fjalë boshe dhe asgjë tjetër”, thuhet në reagim.

Shpërndaje në: