Donjeta Sadiku eliminohet me pikë nga Lojërat Olimpike
Donjeta Sadiku është mposhtur nga kolumbiania Pana Valdes me pikë, duke përfunduar rrugëtimin në Lojërat Olimpike.
Boksierja jonë e filloi me kujdes të shtuar në raundin e parë, por që ishte një angazhim jo edhe i lartë në tempo.
Edhe raundi i dytë ishte skenar i të parit, me Donjetën që kërkonte të dilte përpara, por që kolumbiania ishte e vështirë për t’u përballuar.
Në raundin e tretë ishte një ofensivë e plotë nga Sadiku, por që kjo nuk i mjaftoi.
Boksierja jonë nuk ia doli të kalonte tutje, duke mbetur pa medalje në këto Lojëra Olimpike.
Ajo u mposht 3-2 në pikë, ndërsa do të shpresojë që të ketë paraqitje më të mira pas katër viteve të ardhshme.