Burbuqe Hana, vëllaun e bën ‘spiun’ në Telekom, ai i fotografon punonjësit
Burim Hana, vëllai i kryeshefes së Telekomit të Kosovës i cili u shpërblye me pozitë të lartë në këtë institucion ka filluar punën, por jo në mënyrë të zakontë, shkruan Periskopi.
Ai i cili u punësua me ndihmën e Qeverisë përmes motrës në Telekom po i fotografon e incizon punonjësit në pikën në Sheshin ‘Zahir Pajaziti’.
Sipas një burimi të Periskopit ky veprim i vëllait te Burbuqe Hanës po bëhet për të ‘spiunuar’ nëse punonjësit po qëndrojnë në punë gjatë orarit.
Për shkak të kësaj, sipas burimit të Periskopit, punëtorët e Telekomit të Kosovës po ndihen të pasigurt në vendin e punës.
“E bëri vëllaun menaxher dhe ja rriti pagën, por se punonjësit nuk ndihen të sigurt nga inqizimet që ju bëhen. Në foto shihet vëllau i Burbuqe Hanës duke inqizuar punonjësit në vendet e tyre të punës, skandal ky që i po bën punonjësit të pa sigurt në punë”, tha një burim brenda Telekomit ku krahas kësaj ka dërguar edhe një fotorafi të Burim Hanës teksa i incizon punonejsit.
Lexoni linqet tjera që Periskopi ka raportuar për nepotizmin në Telekomin e Kosovës: