Erdogan godet me shuplakë djalin e vogël që nuk i puthi dorën, pamjet bëhen virale

Erdogan godet me shuplakë djalin e vogël që nuk i puthi dorën, pamjet bëhen virale

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka goditur me shuplakë një fëmijë që nuk ia puthi dorën.

Bëhet e ditur se incidenti ka ndodhur në provincën veriore të Rizes gjatë një ceremonie ku Erdogan u dorëzoi çelësat pronarëve të shtëpive të rindërtuara si pjesë e një projekti urbanizimi.

Siç shihet në video, dy djem dalin në skenë gjatë ceremonisë dhe presidenti turk e zgjat dorën drejt tyre.

Njëri nga djemtë nuk ia puthi dorën dhe e shikoi Erdoganin për një moment.

Nuk vonoi aspak dhe presidenti e goditi me shuplakë, përcjell Telegrafi.

Pas shuplakës fëmija ia puthi dorën, ndërsa presidenti i dha para.

Ndryshe, bëhet e ditur se në Turqi është zakon të puthësh duart e të moshuarve në shenjë respekti.

Shpërndaje në: