Dardan Krivaqa dënohet me burgim të përjetshëm, Arbër Sejdiu me 15 vjet
Dardan Krivaqa është shpallur fajtor dhe është dënuar me burgim të përjetshëm për “Vrasje e rëndë”, duke iu llogaritur edhe koha e kaluar në paraburgim.
Arbër Sejdiu burgim prej 15 vitesh për ndihmë në kryerjen e veprës penale vrasje e rëndë.
Gjykata Themelore e Ferizajt më 4 gusht të vitit 2023 e kishte dënuar me burgim të përjetshëm Dardan Krivaqën për vrasjen e Marigona Osmanit. Por rasti ishte kthyer në rigjykim nga shkalla e dytë.