Policia për zjarrin në Miradi: Dikush e ndezi dhe më pas doli nga kontrolli, u dogj material shkollor
Policia e Kosovës ka dhënë detaje për zjarrin e djeshëm në Miradi të Fushë Kosovës.
Në raport thuhet se një person e ka ndezur një zjarr dhe i ka dalë jashtë kontrollit dhe e ka djegur depon me material shkollor.
“SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM- Miradi e Epërme, Fushë Kosovë 28.07.2024-11:42. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se nga pakujdesia kishte ndezur një zjarr i cili ka dal jashtë kontrollit dhe ka djegur depon me material shkollor. Rasti është duke u hetuar.”