Digjet një depo në Miradi të Fushë Kosovës, tymi i zi shkon në qiell, s’ka të lënduar
Një depo është kapluar nga zjarri sot rreth orës 12:00 në Miradi të Fushë Kosovës.
Zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti, ka thënë se nuk ka të lënduar.
“Sot rreth orës 12:00, është raportuar se në fshatin Miradi të Fushë Kosovës, një objekt (depo) është përfshirë nga zjarri. Policia dhe zjarrfikësit menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes. Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për persona të lënduar.”