Kampionia olimpike, Distria Krasniqi garon sot në Olimpiadë
Dita e dytë e Lojërave Olimpike në Paris sjell edhe garimin e sportistes së dytë kosovare.
Bëhet fjalë për kampionen olimpike, Distria Krasniqi që do të garojë sot në Paris.
Pasi e fitoi medaljen e artë në Lojërat Olimpike të kaluara në Tokio në kategorinë deri në 48 kilogramë, Distria Krasniqi kërkon suksesin e njëjtë në një kategori më të rëndë, atë të 52 kilogramëvë.
Rreth orës 10:00 pritet që të garojë Distria Krasniqi, e cila në raundin e parë do të jetë e lirë.
Në raundin e dytë, xhudistja kosovare do të ndeshet me fituesen e duelit mes Maryam March Maharani nga Indonezia dhe Jacira Ferreira nga Mozambiku.
Dje, garimin e ekipit kosovar e nisi Donjeta Sadiku në boks, e cila shënoi fitore në përballjen e parë.
Gjatë tri ditëve në vijim do të ketë xhudistë kosovarë që do të garojnë në Lojërat Olimpike.