RTK ndërpret transmetimin e Lojërave olimpike për të transmetuar një intervistë me Kurtin
Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka reaguar përmes një postimi në Facebook pasi RTK ndërpreu transmetimin e lojërave olimpike për të transmetuar një intervistë me Kryeministrin e Kosovës.
Pacolli tha se kjo ndodhi sonte në RTK kur po transmetohej boxi dhe se nuk kishte parë asnjëherë diçka të tillë.
I njëjti u shpreh mjaft i irritur me këtë gjest.
Reagimi i plotë:
Asnjëherë më parë nuk kam përjetuar që televizioni publik të ndërpresë transmetimin e lojërave olimpike për të transmetuar një intervistë me Kryeministrin e Kosovës. Kjo ndodh sonte ne Rtk kur ishte duke transmetuar boxin e lojrave olympike nga Parisi!😡