E dhimbshme: Ky është mërgimtari që vdiq në Valbonë, trupi i pajetë tërhiqet me helikopter
Pas më shumë se 24-orësh intervenim, është arritur të tërhiqet trupi i pajetë i alpinistit kosovar, i cili ditën e djeshme kishte rënë nga një lartësi në zonën e Luginës së Valbonës, gjegjësisht te vendi i quajtur “Maja e Thatë”.
Sinjali mëson se personi i cili humbi jetën tragjikisht atje është Liridon Azemi, mërgimtar nga Podujeva.
Siç u raportua, trupi nuk mund të tërhiqej për shkak se njësitet të cilin kishin intervenuar nuk mund të depërtonin në atë zonë, për çka është dashur sjellja e një helikopteri privat për ta bërë këtë.
Për lokalizimin dhe tërheqjen e trupit të tij që nga dita e djeshme u angazhuan ekipe nga Shqipëria, por edhe nga Kosova.
Policia e Shqipërisë njoftoi mbrëmë se për shkak të terrenit të thepisur malor, për nxjerrjen e trupit të personit që dyshohet se ka vdekur, nevojitej ndihma e helikopterit.