Biznismeni Ramadani sqaron idenë rreth mundësisë së privatizimit të Telekomit
Biznesmeni Bledian Ramadani dhe pronari i Gitor ShPK, ka reaguar lidhur me lajmin se është duke lobuar intensivisht për privatizimin e PostTelekomit të Kosovës (PTK), shkruan Periskopi.
Ramadani u shpreh se nëse Telekomi do të vihej në privatizim, natyrisht që do të ishte i interesuar për këtë, pasi blerja e tij është interes për çdo sipërmarrës kosovarë sepse është një aset i vyeshëm.
“Nëse Telekomi do të vihet në privatizim, sigurisht se ajo do bëhet në rrugë ligjore dhe procedurale! Dhe interesimi im do të jetë normalisht për ta privatizuar. Dhe unë gjithmonë do ndjek rrugët ligjore siç kam ndjekur deri tash. Sigurisht që blerja e Telekomit do të ishte interesi i cdo sipermarrësi të sukseshëm brenda Kosovës, pasi që është një aset i vyeshëm…”- ka shkruar Ramadani.
Procesi i privatizimit të PTK-së pritet të jetë një nga temat më të diskutuara në muajt e ardhshëm, duke sjellë në vëmendje çështje të rëndësishme për të ardhmen ekonomike dhe strategjike të Kosovës./Periskopi
Reagimi i plotë:
Ka nje kohë të konsiderueshme që kam qenë cak i mediave vendore për shkak të çështjeve të mia biznesore brenda dhe jashtë Kosovës.
Unë përfaqësoj një grup të madh biznesesh e partneresh, dhe normalisht timin, që në situatën që mund të krijohet, në rast se Telekomi vihet në privatizim, të aplikojmë për të.
Kemi nisur edhe një faze hulumtimi të tregut dhe të lobimit mbi këtë çështje.
Telekomi nuk është pronë e një individi që unë të diskutoj dhe te hyj ne negociata per te! Interesimi im dhe i partnereve te mi per ta privatizuar, te shtyen te diskutosh me shume profile njerezish per kete gje. Une po udheheq edhe nje keshille te cilin jemi ne themelim e siper per Green Building Kosova,qe perfshin njerez eminent nga biznesi ne Evropen Juglindore.
“Nëse Telekomi do të vihet në privatizim, sigurisht se ajo do bëhet në rrugë ligjore dhe procedurale! Dhe interesimi im do të jetë normalisht për ta privatizuar. Dhe unë gjithmonë do ndjek rrugët ligjore siç kam ndjekur deri tash. Sigurisht që blerja e Telekomit do të ishte interesi i cdo sipermarrësi të sukseshëm brenda Kosovës, pasi që është një aset i vyeshëm dhe ka nevoje per riinvestime qe te vije ne rrugen e vet. Ajo që ka rendesi është rivitalizimi i Telekomit qofte nga pushteti apo nese jo nga ta, pse jo nga njerezit e biznesit te ketij vendi.