Lajmi shpifës i RTK-së ndaj Periskopit, emërohet një komision ad-hoc
Janë bërë katër ditë që kur RTK-ja ka publikuar “lajmin” shpifës ndaj Periskopit dhe Nacionales.
Pas shumë reagimeve dhe distanicimeve për lajmin, ende nuk është marr ndonjë vendim nga Bordi, përveç themelimit të një komisioni ad-hoc që do të merret me zbardhjen e rastit mbi lajmin e publikuar.
“U.d drejtoresha ka informuar bordin që do të formojë një komision profesional për ta sqaruar situatën në detaje dhe për ta ndriçuar përgjegjësinë editoriale për këtë lëshim dhe do të merr masa rigoroze konform ligjit dhe akteve të brendshme të RTK-së”– thuhej në komunikatën e Bordit të RTK-së.
Tani veç është emëruar komisioni me kryesus Menduh Hysa dhe dy anëtarë të tjerë.
Në një deklaratë dhënë për Periskopin, Menduh Hysa tha se të hënën do të mblidhen për të diskutuar se çfarë do të bëjnë tutje.
“Ne ende nuk jemi përbërje e plotë zyrtarisht dhe këtë do ta bëjmë javës që vjen, në fillim të javes- të hënën më saktë edhe do të ulemi dhe do të shohim se çka do të bëjmë. Komisioni u formu me një vendim të u.d drejtoreshes se përgjithshme të RTK dhe tash ne duhet të takohemi të hënën, kjo përbërje e këtij komisioni ad- hoc edhe vendosim tutje se cfare do të bëjmë”, tha Hysa për Periskopin.
Dy dorëheqje – RTK-ja ende asnjë masë ndaj përgjegjësve që publikuan artikullin që sulmonte mediat