RTK: Koha për T’i Thënë Lamtumirë Ndikimeve Politike
Shkruan: Shenoll Muharremi
Kur flasim për RTK, ndoshta duhemi me qenë të kujdesshëm që ne gjithmonë të ruajmë institucionin dhe mos të përgjithësojmë si kemi bërë ditët e fundit. Reputacioni dhe kredibiliteti i institucionit është më i rëndësishmi. Në secilën organizatë munden me u gjetë individë/zyrtarë që nuk janë relevant apo e prishin imazhin dhe operacionet ditore, por zakonisht shumica tjetër e personelit është duke kryer punën të mirë.
Mesiguri gjendja në RTK nuk është një përjashtim në kulturën tonë të kapjes dhe kontrollit të institucioneve pubike. Rrjedhimisht, ne po mundohemi këtu të mësojmë nga e kaluara, dhe të bëjmë me të mirën e mudshme të ruajm dhe forcojmë integritetin e institucionit publik, jo të shkatërrojmë atë.
Mesiguri gjendja brenda aktualisht është e ndihshme. Letrat, distancimet, denoncimet dhe dorëheqjet e tregojnë këtë. E ndoshta këto që dihen janë vetëm 10% e 90% tjetër nuk dihet. Por krijohet përshtypja që mbizotëron një ambient toksik. Ky nuk është përjashtim, edhe në organizata dhe kompanit e mëdha dhe gjithashtu në ekipe të vogla nganjëherë mbizotëron situata të tilla toksike.
E them këtë me qëllim që të ndajë eksperiencën time me ekipe të ndryshme gjatë dekadave dhe të tregoj simpati dhe solidaritet për personat brenda RTK të cilët aktualisht mund të kalojnë në një fazë më kritike. Nuk është faji juaj që gjendja është e këtillë. Kjo do të kaloj patjetër, si gjithcka tjetër, por ndoshta duhet të gjejmë fokus dhe pozitivitet që të mësojmë sa më shumë nga kjo dhe të bëjmë më të mirën që mos të përsëriten gjërat.
Personalisht nga situata të tilla toksike, gjatë karrierës, kam parë raste ku organizatat presigjioze ndërkombëtare kanë angazhuar profesionistë konsultues dhe terapisë të identifikojnë sidat edhe të ju ndihmojnë ekipeve. Ka pasur edhe shume raste kur ndonjë terapi konsultative individuale na bënë hajr që të i heqim elementet negative nga mendja jonë, asgjë e jashtëzakonshme nuk është kjo.
Por mbase mësimi kryesor nga kjo eksperiencë jo e mirë është: TE MOS VENDOSEN PERSONA POLITIK në institucione publike që janë të parapara me qenë të pavarura. Duket që emërimi i drejtorit të televizionit, i cili është politik, ka qenë një ndër problemet kryesore.
Rrjedhimisht, kur zgjidhet drejtori i ri duhet të sigurohemi që është profesionist dhe mbi të gjitha menaxher i mirë, që nënkupton edhe marrëdhëniet me tjerët të jenë në nivel. Pastaj gjithashtu duhet të shiqohet edhe termat e referencës nëse drejtori është një menaxher dhe nuk duhet të përzihet në politika editoriale. Faktikisht pozita e drejtorit është menaxheriale biznesore dhe nuk ka cka të jetë pjesë e lajmeve, ajo/ai siguron mbarëvajtjen e institucionit/operacioneve ditore.
Mësimi tjetër mund të jetë që të investohet në kohezion të ekipeve. Duket sikurse ka grupacione dhe frakcione që kanë dallime mes vete. Mesiguri që në RTK duhet të mbizotëroj një frymë profesionale dhe sa më shumë e mundur të mos ketë ndikime nga jashtë. Kjo është lehtë e thënë, e vështirë e realizueshme në një vend dhe shoqëri që ka ambicje të politizoj, kontrolloj dhe kapë gjithcka që është publike. Por qëllime si kjo duhet të jenë afatmesme dhe afatgjate.
Fryma e normalitetit duhet të kthehet sa më parë në RTK. Askush nuk përfiton nga vazhdimi i gjendjes së krizës. E padobishme është të vazhdohet me pasiguri dhe me këtë negativitet. Nuk e meriton askush të kaloj në situata të këtilla dhe të punoj në ambiente të tilla. Dëmi në shëndetin mendor mund të jetë shumë i madh për të toleruar dicka si kjo.
Ndoshta hapi i parë dhe kryesor është të suspendohen apo largohen nga detyra të gjithë personat politik, në mënyrë që të krijohet një klimë për stabilizim të gjendjes dhe foskus në përmirësim të situatës së krijuar. Kjo do e ndihmohte dhe qetësonte siuatën përkohësisht me efekte imediate.
Pastaj duhet shiquar të gjithë personat e prekur me një qasje pozitive duhet tentuar të ju ndihmohet e jo të ndëshkohen. Nëse ka pasur presion aq të lartë nga menaxhmenti, ne nuk duhet të marrim masa tek tjerët, duhet të ju ndihmojmë dhe të krijojmë një ambient të mirë profesional që ata të jenë në gjendje të japin maksimumin e tyre.
Ne duhet të jemi të vetëdijshëm që kjo situatë nuk zgjidhje shpejt sa disa kanë dëshirë dhe mendojnë. Kultura menaxheriale e LVV dhe Kryeministri Kurti është e tillë që ai nuk pranon fajin e njerëzve të vet dhe deri më tash nuk ka larguar askënd nga puna për shkak të situatave apo skandaleve në institucione. Andaj, nuk pritet që sa tani të bëhet përjashtim. Por personat në fjalë mund të japin dorëheqje si rruga më pragmatike të dilet nga kjo situatë.
Po kjo nuk do të thotë që ndryshimet do të jenë të shpejta. Edhe pse ky është një rast bardh dhe zi dhe nuk duhet shume hetime dhe analizë për të vepruar, ne jemi në Ballkan ku dominojnë inatet dhe lutërat me njëri-tjetrin, jo profesionalizmi dhe etika. Presidentja e cila nuk ka qenë aktive me rastet ku është cenuar interesi i LVV karshi interesit të publikut, tani duhet të bëhet aktive dhe të ndihmoj situatën. Animi i saj përkrah qeverisë ka dëmtuar kredibilitetin dhe punën e saj të mirë me diplomaci. Kjo mund të korrektohet nga ajo.
Sidoqëtëjetë, tani jemi në një fazë ku kemi infomatat e nevojshme për të ditur si të vazhdohet. Qëllimi kryesor është kthimi i normalitetit dhe integriteti të RTK dhe ruajtja e besimit, repuacionit të saj. Gjithcka që e cennon këtë qëllim duhet të adresohet dhe intervenohet pa vonesë. Por kjo, riparimi dhe sforcimi i gjendjes, do të marr më shumë kohë sesa që mendojmë. Gjithashtu duhet pasur parasyesh edhe proceduar dhe rregullat administrative dhe ligjore që duhet respektuar në raste të caktuara. Por zgjidhje ka dhe do të bëhet, se nuk ka rrugë tjetër, vetëm vonesë.
Shumë me rëndësi që, kur bëhen selektimet e reja, mos të përsërisim gabimet për shkak se gjithmonë do të kemi përfundime të ngjashme. Rrjedhimisht ndryshimet në menaxhment duhet të pasohen edhe me plan pragmatike për përkrahje emocionale dhe profesionale të personelitt dhe kthimin e normalitetit dhe krijimin e një ambienti produkti profesional. Nuk duhet të neglizhojmë gjendjen emocionale që mund të kenë kaluar disa persona.
Megjithatë, nga secila ‘fatkeqësi’ mund të mësojmë dhe të bëjmë diçka të mirë prej saj. Disa sugjerojnë që të mos lejojmë të na ik asnjë krizë pa e shfryëzuar për dicka pozitive të mirë Edhe me këtë rast mund të kemi shumë dobi në të ardhmën nëse i bëjmë veprimet e duhura dhe mësojmë nga e kaluara. Gjërat tashmë dihen, mbetet vetëm veprimet e duhura të ndërmerren ditët në vijim.