Emërohet Ambasadori i ri i BE-së për Kosovën, Aivo Orav
Këshilli i Bashkimit Evropian, emëroi sot katër Përfaqësues të rinj Specialë të BE-së, në mesin e tyre, edhe për Kosovën.Ambasadori i ri në Kosovë nga BE-ja do të jetë Aivo Orav , një diplomat estonez me përvojë të gjerë kombëtare dhe të BE-së në një gamë të gjerë pozicionesh.
Ai do të marrë detyrat e tij më 1 shtator 2024 për një periudhë fillestare prej dy vitesh, duke pasuar Tomáš Szunyog, i cili kishte qenë në detyrë që nga viti 2020.
Në njoftimin për media nga BE-ja, thuhet se Orav aktualisht është Përfaqësuesi i Përhershëm i Estonisë në BE dhe më parë ka shërbyer si Kryetar i Delegacioneve të BE-së në Mal të Zi dhe Maqedoninë e Veriut.
“Orav do të luajë një rol udhëheqës në promovimin e një Kosove të qëndrueshme, paqësore, demokratike dhe multietnike e cila bashkëpunon me rajonin. Ai gjithashtu do të mbështesë perspektivën evropiane të Kosovës dhe afrimin me BE-në dhe do të monitorojë, ndihmojë dhe lehtësojë progresin në prioritetet politike, ekonomike dhe evropiane”.