Salihu: RTK-së i është zënë fryma nga regjimi i Albin Kurtit

Salihu: RTK-së i është zënë fryma nga regjimi i Albin Kurtit

Fitim Salihu, analist dhe politolog, ka shkruar në lidhje me reagimin e Jeton Musliut, redaktor i lajmeve në RTK, i cili hodhi kritika ndaj Rilind Gërvallës, drejtor i televizionit në RTK, për presion të vazhdueshëm.

Salihu e ka lavdëruar këtë reagim të Musliut.

Në shkrimin e tij, Salihu vlerësoi se RTK-së i është zënë fryma nga regjimi i Albin Kurtit, kryeministër i Kosovës.

“Po ashtu, po dalin disa “sekrete publike”, te verteta te cilat veçse i kishte vene re çdo mendje objektive e racionale: RTK-se i eshte zene fryma nga regjimi i Albin Kurtit; RTK-ja, nen zgjedhen e njerezve te regjimit, ka filluar te prodhoje edhe lajme te rrejshme; lajm i rrejshem ka qene tentim-atentati ndaj Albin Kurtit ne Shkup (kujtojme se ishte demantuar edhe asokohe nga institucionet e sigurise ne Maqedoni), lajm i rrejshem ishte edhe lajmi se Serbia ka blere dy media kosovare”, ka shkruar Salihu.

Shpërndaje në: