Burim Ramadani paralajmëron padi ndaj deputetit Rexhaj: Ai merr vesh në siguri, sa pula në telefon
Ish-inspektori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjence, Burim Ramani, ka thënë se deputeti i VV-së, Arbër Rexhaj, merr veshnë siguri e në konceptet e luftës hibride sa pula në telefon.
Ramadani tha se ka përshtypjen se idiot të dobishëm po lulëzojnë anekënd.
Ky reagim i Ramadanit erdhi pas një deklaratë të deputetit Rexhaj se Burim Ramani mund të jetë pjesë e luftës hibride të Vuciqit dhe se sipas tij prej se është shkarkuar nga AKI-ja i duket shumë dorëlire me inflacionet nga burimet e tij.
Ramandani tutje tha se duhet ngritur niveli i VV-së, kur duan të flasin me të, transmeton lajmi.net.
Po ashtu Ramadani paralajmëroi padi në Gjykatë, ndaj deputetit Rexhaj.
Postimi i plotë:
Deputeti Arbër Rexhaj merr vesh në siguri e në konceptet e Luftës Hibride bash sa pula n’telefon!
Kam pështypjen se Idiotë të Dobishëm po lulëzojnë anëkënd.
Ani shihja formulimet:
“Unë s’po me thonë që Burimi është pjesë e Luftës Hibride të Vuçiqit, por a po kuptoni…”
“Prej kur ishte shkarkuar nga AKI-a po duket shumë dorèshlire me “informacionet nga burime të tij”
“… të na tregoj, kur ishin në koalicion me Radojçiqin, a i ka ngucë ndokush andej kah Ujmani? Me gjasë jo, sepse kanë shku me leje”
Ngriteni nivelin kur doni me fol me mu!
Me Xhelala e Arbëra veç po koriteni!
Këta nuk dinë bre!
P.S
Arbër shihemi në Gjykatë, sepse me mua s’mundesh kështu!