Zana Spahiu jep dorëheqje nga u.d. e drejtoreshës së RTK’së

Zana Spahiu jep dorëheqje nga u.d. e drejtoreshës së RTK’së

Zana Spahiu ka dhënë dorëheqje pozicioni i ushtruesjes së detyrës së Drejtoreshës së Përgjithshme të RTK-së.

Këtë e ka kumtuar në “Pressing” të T7, autori i emisionit Leonard Kerquki.

“Është i vërtetë lajmi që Zana Spahiu, U.d e drejtoresëshës së përgjithshme të RTK-së tashmë ka ofruar dorëheqje”, ka lexuar Kerquki këtë lajm gjatë emisionit.

Kjo dorëheqje vjen pas zhvillimeve të fundit, me kronikën e së hënës ku RTK-ja duke cituar një medium boshnjak sulmoi Periskopin dhe Nacionalen si “të lidhura me Serbinë”.

Shpërndaje në: