“Jetoni e sakrifikoi karrierën në RTK, ndërsa bordi po sillen si servilë”
Analisti Fitim Salihu, ka reaguar pasi Jeton Musliu, redaktori i lajmeve në RTK, ka treguar se kishte presion të vazhdueshëm nga Rilind Gërvalla, drejtor i TV, dhe Leonora Bërbatovci, për lajmin e “Slobodna Bosna”, përmes të cilit pretendohej se dy portalet, Periskopi dhe Nacionale “financohen e kontrollohen nga Serbia”.
Salihu tha se Musliu ka sakrifikuar karrierën e tij për t’i shërbyer të vërtetës.
“Redaktori i lajmeve ne RTK, Jeton Musliu, e sakrifikoi karrieren e tij ne RTK per t’i sherbyer te vertetes. Nje integritet i tille profesional e moral nuk eshte pare gjer me sot nga anetaret e Bordit te RTK-se, te cilet po vazhdojne te sillen si servile te regjimit. Edhe pse tashme eshte e qarte qe RTK-ja ka transmetuar lajm te rrejshem, ne sherbim te regjimit – lajm qe madje mund te rrezikoje jeten e shume gazetareve – Bordi as ka shkarkuar ndokend si pergjegjes dhe as ka dhene doreheqje vete“, tha ai.
Analisti në postimin e tij në “Facebook” po ashtu ka shkruar se po dalin sekrete se si RTK është e zënë nga regjimi i Albin Kurtit
“Po ashtu, po dalin disa “sekrete publike”, te verteta te cilat veçse i kishte vene re çdo mendje objektive e racionale: RTK-se i eshte zene fryma nga regjimi i Albin Kurtit; RTK-ja, nen zgjedhen e njerezve te regjimit, ka filluar te prodhoje edhe lajme te rrejshme; lajm i rrejshem ka qene tentim-atentati ndaj Albin Kurtit ne Shkup (kujtojme se ishte demantuar edhe asokohe nga institucionet e sigurise ne Maqedoni), lajm i rrejshem ishte edhe lajmi se Serbia ka blere dy media kosovare. Nje qeveri e rrenave, me suksese te rrejshme, me fitore te rrejshme, me televizion te rrenave, me lajme te rrejshme“, ka shkruar Fitim Salihu.
Ndërkohë, Musliu ka njoftuar se tashmë ka kërkuar të largohet nga pozita e redaktorit të lajmeve qendrore në RTK, përkatësisht risisteminin e tij.
“1-Kërkoj largimin tim te menjehershem nga detyra e redaktorit të lajmeve qendrore në RTK dhe risistemimin tim. 2-Lejimin nga ana juaj të publikimit të sqarimit tim për media ngase situata është tërësisht e padurueshme dhe e papranushme per mua”, ka deklaruar Musliu.