Berat Buzhala: Rilind Gervalla për abuzim me detyrën zyrtare dhe rrezikim të jetës së gazetareve të Periskopit dhe Nacionales duhet me u thirre ne prokurori
Gazetari dhe Drejtori i Nacionales, Berat Buzhala ka reaguar përmes një postimi në Facebook, të enjten, në lidhje me deklarimin e redaktorit të Radio Televizionit të Kosovës (RTK), Jeton Musliu, i cili ka treguar se ka pasur presion për publikimin e kronikës së RTK-së të hënën, ku citohet mediumi boshnjak “Slobodna Bosna”, i cili përmes një burimi anonim, pa asnjë fakt atakon dy media kosovare, “Periskopin” dhe “Nacionalen”, si “të lidhura e të financuara nga Serbia”.
Buzhala thotë se, Rilind Gërvalla, “per abuzim me detyren zyrtare dhe rrezikim te jetes se kushedi sa gazetareve ne Periskop dhe Nacionale, tuj fabriku lajme te rreme, duhet me u thirre ne prokurori”.
“E qysh, edhe pas letres se Jetonit, dikush ne Bord te RTK’se, mundet me thane “nuk po e shkarkojme Rilindin” a?
Rilind Gervalla per abuzim me detyren zyrtare dhe rrezikim te jetes se kushedi sa gazetareve ne Periskop dhe Nacionale, tuj fabriku lajme te rreme, duhet me u thirre ne prokurori.”, shkruan ndër të tjera ai.
Postimi i plotë [pa ndërhyrje]:
Rilind Gervalla, pervec qe e kish vulen e drejtorit ne RTK, e kish edhe ate te definimit te patriotizmit. Ne nje moment e kish akuzu Jeton Musliun se nuk eshte sa duhet patriot.
Huh.
Cka dojme me pá e cka dojme me ni.
E qysh, edhe pas letres se Jetonit, dikush ne Bord te RTK’se, mundet me thane “nuk po e shkarkojme Rilindin” a?
Rilind Gervalla per abuzim me detyren zyrtare dhe rrezikim te jetes se kushedi sa gazetareve ne Periskop dhe Nacionale, tuj fabriku lajme te rreme, duhet me u thirre ne prokurori.
Athu Albulena, kur ta lexon Jetonin, cka thote?