Gjendet pa dokumente një person në Rahovec, policia kërkon ndihmë për ta identifikuar
Policia njofton se të mërkurën rreth orës 13:30 në Stacionin Policor në Rahovec është shoqëruar një person, në dukje i mitur, i cili është gjetur në fshatin Xerxë-Rahovec, i vetëm, pa ndonjë dokument identifikimi. I njëjti duket se është me nevoja të veçanta pasi që nuk ka aftësi komunikuese.
“Edhe përkundër angazhimeve policore, nuk është arritur të gjenden të dhëna për identitetin e tij. Andaj, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, me autorizimin e prokurorit të shtetit lëshon kërkesë për bashkëpunim me qytetarë për identifikim e personi të paraqitur në fotografi”, apleon policia.
“Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës, kushdo që ka informacion për identitetin, adresën apo ndonjë informacion lidhur me personin e paraqitur në fotografinë e bashkangjitur, të lajmërojnë policinë, qoftë përmes numrave të telefoni 192, 080019999 (pa pagesë) dhe 045/930-220, apo përmes aplikacionit “lajmëro policinë” , e-mail [email protected] si dhe në stacionin më të afërt policor”, thuhet tutje në apelin e PK-së.