Ish-Inspektori i AKI’së për Ministrin Sveçla: Në Ujman e kanë gjuajtur me kallash edhe ka ikë

Ish-Inspektori i AKI’së për Ministrin Sveçla: Në Ujman e kanë gjuajtur me kallash edhe ka ikë

Ish-inspektori i përgjithshëm i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Burim Ramadani, ka bërë një deklaratë të padëgjuar më parë për Ministrin Xhelal Sveçla.

Ramadani ka thënë se në fillim të korrikut, ministri i Punëve  Brendshme, Xhelal Sveçla, është gjuajtur me armë gjatë qëndrimit të tij në Ujman.

Siç pretendon Ramadani, kjo ka ndodhur gjatë momentit kur Sveçla ishte në barkën e tij së bashku me disa policë.

“Ne e kemi dhe është e konfirmuar – le të del ministri i Brendshëm dhe ta demanton – në fillim të korrikut e kanë gjujtë ne Ujman, e kanë gjujtë me kallash edhe ka ikë. Bile po bëjnë hajgare po thonë në Kukës ka shku. Ka qenë me barkën e vogël me polici dhe prej anës tjetër e kanë gjujtë me kallash edhe janë largu kanë ikë”, tha ai në “Pressing”.

Shpërndaje në: