Lirim Mehmetaj i përmend emrat, që sipas tij, e përgatitën lajmin shpifës të transmetuar në RTK ndaj Periskopit dhe Nacionales
Në Debat Plus, analisti Lirim Mehmetaj ka deklaruar se “lajmi” shpifës ndaj dy mediave, Periskopit dhe Nacionales, i transmetuar në televizionin publik RTK, ka ardhur fillimisht nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV).
Mehmetaj ka thënë se lajmi fillimisht është përgatitur dhe i përkthyer nga zyrtarja e VV-së Dejona Mihali, e cila ia ka dërguar Rilind Gërvallës.
“Rilindi ia ka dërguar redaktores së web-it, Valjeta Kosumi, e cila e ka postuar ashtu siç ia ka dhënë Rilindi. Rilindi ia ka dërguar edhe redaktorit të lajmeve Jeton Musliut, i cili i ka hequr emrat për publikim”, ka thënë Mehmetaj.
Ai ka shtuar se Besnik Boletini, kryetari i bordit të RTK-së, është zgjedhur ekskluzivisht nga Dejona Mihali dhe i raporton drejtpërdrejt asaj.
“Për këtë arsye nuk shkarkohet askush aty”, ka theksuar Mehmetaj.
Ai ka ftuar gjithashtu Boletinin për një debat publik në Debat Plus për të diskutuar këtë çështje.