Bislimi e shpërndan videon e Kryeministrit serb ku thotë “Serbia s’e ka pranuar planin franko-gjerman” – ka pyetje për BE’në
Kryeministrit serb, Millosh Vuçeviq, ka deklaruar sot se Serbia nuk e ka pranuar planin franko-gjerman për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën dhe se nuk e pranon Kosovën e pavarur as në mënyrë eksplicite as implicite.
Këtë deklaratë e ka shpërndarë në rrjetin “X” zv.kryeministri i Kosovës Besnik Bislmi duke thënë se pjesëmarrja e Serbisë në dialog është false, vetëm për t’i shmangur sanksionet eventuale.
“Kryeministri i Serbisë pyet përfaqësuesit e BE-së: Çfarë tjetër nevojitet për t’ju bindur se për Serbinë nuk ka Marrëveshje Themelore? Se pjesëmarrja e tyre në dialog është falso vetëm për të shmangur sanksionet eventuale? Sa drafte të tjera të planeve të renditjes na duhen përpara se të zbulojmë të vërtetën për të gjitha shtetet anëtare?”, shprehet Bislimi.
Ndërsa në paraqitjen e tij, kryeministri serb Vuçeviq deklaron:
“Serbia nuk e ka pranuar planin e marrëveshjes franko-gjermane, nuk e kemi nënshkruar dhe kemi dërguar deklaratën e qartë dhe e themi se as njohja implicite as eksplicite e pavarësisë së Kosovës nuk është e pranueshme, është vijë e kuqe për Serbinë. A mund të dialogojmë? Ne do të flasim do të kërkojmë çdo hapësirë manovrimi për ta përdorur në mënyrë që vendi ynë të mos nuk dënohet, sanksionohet e persekutohet kështu që ne nuk humbim diçka me vlerë duke mbrojtur diçka shumë të vlefshme për qytetarët e Serbisë. Kuptoni që jo gjithmonë i tregojmë hapur letrat sepse është kundërproduktive për pozitën e Serbisë”, shprehet ai.