Abdixhiku në Dragash, i ndan çmimin qenit fitues në ekspozitën tradicionale të Qenit Ilir të Sharrit
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka vizituar Dragashin, ku mori pjesë edhe në ekspozitën tradicionale të Qenit Ilir të Sharrit.
Abdixhiku tha se ishte i nderuar të ndajë çmimin për qenin fitues “Murgja”, të cilin e konsideroi si bukuri të jashtëzakonshme.
“Pjesëmarrësit i urova për pasionin, gjersa kryetarit të Dragashit, Dr. Xheladinit, për organizimin”, shkroi Abdixhiku, transmeton Klankosova.tv.