Fushata e pushtetit kundër Periskopit, Agim Veliu: Qeverinë e Kurtit po e karakterizon sulmi ndaj mediave, përdorimi i RTK-së nga VV-ja është qyqarllëk

Fushata e pushtetit kundër Periskopit, Agim Veliu: Qeverinë e Kurtit po e karakterizon sulmi ndaj mediave, përdorimi i RTK-së nga VV-ja është qyqarllëk

Radio Televizioni i Kosovës dy ditë më parë ka publikuar artikullin e mediumit “Slobodna Bosna” të Bosnje-Hercegovinës, shkrim në të cilin përmenden gjoja kontrolli i dy portaleve “Periskopi” de “Nacionale” nga pushteti i Vuçiqit.

Pasi RTK-ja e transmetoi këtë lajm të rremë, të njëjtin e shpërndanë eksponentë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Për këtë ka reaguar deputeti, njëherit anëtari në Komisionin për Media, Agim Veliu.

Ai për Periskopin ka thënë se sulmi ndaj mediave është duke e karakterizuar pushtetin e Kurtit.

Veliu tutje ka thënë se në Komision është përpjekur shumë që mos me zgjedh bordin e RTK-së me militantë politik, pasi sipas tij do ta shtrinin ndikimin sikur tani që po ndodh.

“Sulmi ndaj mediave në kohën e fundit po e karakterizon këtë pushtet. Si anëtar i komisonit të mediave gjatë procesit të përzgjedhjes së anëtarëve të bordit kam bërë përpjekje me vendos një farë balansi në mënyrë që mos me u zgjedh anëtar bordi militantët politik dhe përkrahësit e partisë në pushtet sepse kam qenë i bindur se ata do ta shtrijnë ndikimin te mediumi publik në këtë rast RTK”, u shpreh Veliu.

Deputeti i LDK-së, Agim Veliu për Periskopin ka thënë se përdorimi i Transmetuesit Publik nga VV-ja kundër mediave që nuk pajtohen me pushtetin e tyre, është qyqarllak.

“Sulmi ndaj mediave të lira e veqanerisht ndaj atyre që nuk pajtohen me pushtetin është shenjë e pasigurisë së pushtetit e kur përdoret mediumi publik(RTK) për këtë qëllim është qyqarëllak!”, ka thënë ai.

Artikullin e publikuar në RTK e kanë dënuar edhe gazetarë të shumtë në Kosovë, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, parti tjera opozitare dhe ekspertë të mediave.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka alarmuar se “fushata si kjo rrezikon seriozisht sigurinë e gazetarëve të këtyre dy mediave, dhe Vetëvendosja e deputetët e saj duhet të mbahen përgjegjës për nxitjen e urrejtjes dhe sulmeve potenciale kundër tyre”.

Ndërsa organizata joqeveritare dhe aktivistë të shoqërisë civile në Kosovë, kanë kërkuar të mërkurën dorëheqjen e Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës (RTK.

Radio Televizioni i Kosovës (RTK) ka ri publikuar një informacion dezinformues me qëllim që të sulmojë mediat online Nacionale dhe Persikopi nën pretendimin që kontrollohen nga Serbia. Kjo narrativë e ushqyer ndër vite nga partia në pushtet Lëvizja Vetëvendosje ka për qëllim denigrimin e gazetarëve dhe cytjen e qytetarëve kundër tyre, gjë që përbën rrezik për sigurinë e tyre”, thuhet në reagimin e tyre.

Bordi i RTK-së ka dalur me një reagim pasi u transmetua në lajme qëndrore një “lajm” nga një media boshnjake ku shpifin për Periskopin dhe Nacionalen.

Përmes një njoftimi ka thënë se është i shqetësuar për publikimin “e artikullit kontrovers në RTK”, që e ka cilësuar si “lëshim të qartë”, duke kërkuar sqarime të detajuara nga menaxhmenti./Periskopi

Shpërndaje në: