Azemi: RTK në krye me një aktivist të VV-së sulmoi dy media, askush nuk dha përgjegjësi nga ky super-skandal

Azemi: RTK në krye me një aktivist të VV-së sulmoi dy media, askush nuk dha përgjegjësi nga ky super-skandal

Anëtari i LDK-së, Visar Azemi, ka thënë se RTK-ja kontrollohet brutalisht nga Vetëvendosje, duke publikuar lajm skandaloz dhe sulmues ndaj Periskopi dhe Nacionale.

“Së fundi pamë manifestimin më brutal të kontrollit të televizionit publik nga partia në pushtet. RTK, në krye me një aktivist të VV-së, me një lajm të paverifikuar e të dyshimtë nga media të rajonit, sulmon dy media private. Orkestrimin e gjithë kësaj e dokumentojnë zyrtarë të VV-së, deputetë e ministra që marrin direktiva nga Dejona Mihali, që i dhanë jehonë këtij lajmi. Kurse kapakun e gjithë kësaj ia vë ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, e cila median boshnjake e quan kredibile pa e njohur fare.” – ka shkruar ai në Facebook.

Më tej, ai ka thënë askush nuk ka marrë përgjegjësi për super skandalin.

“Derisa kanë kaluar dy ditë nga ky super-skandal i transmetuesit publik që paguhet nga taksat tona, askush nuk dha përgjegjësi që publikut iu servua një shpifje në edicionin qëndror të lajmeve. Në anën tjetër, zyrtarët e pushtetit paralelisht udhëheqin të njëjtën propagandë.”

“Këtë tentim që RTK-në me shndërru në organ partiak të partisë në pushtet, nuk guxojmë ta lejojmë. Pushtetet që duan kontroll të fjalës së lirë e lirisë së mediave, i takojnë një mendësie të rrezikshme, me rrënjë në një pjesë të palavdishme të historisë njerëzore.” – ka shkruar ndër të tjera ai.

Shpërndaje në: