Trump ankohet kundër Harris se i mori fondet e fushatës së Bidenit

Trump ankohet kundër Harris se i mori fondet e fushatës së Bidenit

Fushata e Donald Trump paraqiti të martën një ankesë në Komisionin Federal të Zgjedhjeve kundër zëvendëspresidentes Kamala Harris, duke e akuzuar fushatën e saj për shkelje të ligjeve federale të financimit të fushatës duke e zëvendësuar emrin e Joe Biden me emrin e saj për ta marrë kontrollin e fondeve të fushatës së tij, raporton The Guardian.

Ankesa, e paraqitur nga këshilltari i përgjithshëm i fushatës së Trump, David Warrington, argumentoi se fushata e Bidenit nuk mund ta riemërtonte komitetin e saj nga “Biden për President” në “Harris për Presidente”.

“Kandidatëve federalë u ndalohet të mbajnë kontribute për zgjedhjet në të cilat nuk marrin pjesë”, thuhet në ankesë.

Shpërndaje në: