Kthehet në rigjykim rasti i vrasjes së 18-vjeçarit nga Podujeva, familja nuk po sheh drejtësi
Avokati Tomë Gashi ka thënë se sot do të kthehet në rigjykim rasti i vrasjes se Lulzim Fejzullahut nga Podujeva.
Në një postim në Facebook, ai tha se familja e të ndjerit nuk po sheh drejtësi për këtë rast ende.
“Pasi Gjykata e Apelit e ktheu rastin në rigjykim dhe rivendosje sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë mbahet seanca ndaj dy të miturve, të cilët akuzohen për vrasje të rëndë”.
“Gjykata ka punët e veta, por familja e Lulzimit nuk po sheh drejtësi për këtë vrasje kaq të rëndë e kaq trishtuese”, ka shkruar Gashi.