Mik i madh i Kosovës, Osmani shpreh ngushëllime për vdekjen e Jeff Bieley

Mik i madh i Kosovës, Osmani shpreh ngushëllime për vdekjen e Jeff Bieley

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Jeff Bieley, i cili ishte mik i Kosovës.

Bieley kishe qenë zëdhënës i OSBE-së, këshilltar i Përfaqësuesit Special të Sekretarit të Përgjithshëm (PSSP), zv. Shef i ICO-s për veriun, shef i Zyrës Politike të OSBE-së në Kosovë.

“Sot vajtojmë humbjen e një miku të madh të Kosovës, Jeff Bieley. Për më shumë se dy dekada, Jeff ia kushtoi punën e tij ndërtimit të miqësive dhe lidhjeve të qëndrueshme me Kosovën dhe për të ndihmuar vendin tonë të bëhet një demokraci të fortë. Trashëgimia e tij e mirësisë dhe përkushtimit do të vazhdojë. Pusho në paqe, Jeff”, ka shkruar Osmani në X, të martën.

Shpërndaje në: