Sulmet ndaj mediave, Rukiqi: Vetëm fillimi i një fushate të egër të pushtetit
Anëtari i LDK-së Berat Rukiqi ka reaguar pas sulmeve që po bën Qeveria ndaj mediave në Kosovë.
Rukiqi ka thënë se kjo është një fushtë e egër e pushtetit, duke treguar edhe procedurat operative.
Postimi i plote:
Përdorimi i servisit publik, për linçim të mediave, është vetëm fillimi i një fushatetë egër të pushtetit, me fake news, ndaj secilit kritik të mundshëm të pushtetit.
Procedura operative standarde është kjo
– Mbi 30,000 llogari fake, në software që
paguhen miliona euro, për sulm ndaj partive politike, mediave dhe bizneseve, përmes rrjeteve sociale;
– Përdorim i mediave të pushtetit, për prodhim të fake news, me burime “rajonale” dhe “ndërkombëtare”;
Përdorimi i shantazhit, linçimit, prodhimi i fake news, me qëllim të deformimit të rezultatit zgjedhor ështe veprim kriminal dhe si i tillë duhet të hetohet. E për tu hetuar në thellësi, fillimisht duhet të hetohet baza e financimit (mos t’i harrojmë tërheqjet e milionave nga Martin Berishaj).
Skemi parë gjë akoma.