AUV gjen 26 ton mish të shkrirë që vinte nga Brazili në Kosovë

AUV gjen 26 ton mish të shkrirë që vinte nga Brazili në Kosovë

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, ka njoftuar se sot gjatë kontrollit në piken kufitare të kontrollit ‘’Porti i Durrësit’’, ka hasur me mish gjedhi të shkrirë.

AUV tha se inspektori menjëherë ka vendosur për refuzim të importit sepse produkti nuk është ruajtur në normat ligjore të përcaktuara.

Sot inspektorati veterinarë i Agjencisë se Ushqimit dhe Veterinarisë, gjatë kontrollit inspektues në piken kufitare të kontrollit ‘’Porti i Durrësit’’, ka hasur në ngarkesë me mish gjedhi të shkrirë. Për shkak se kjo bie në kundërshtim me kriteret ligjore të sigurisë se produktit. Inspektori menjëherë ka vendosur për refuzim të importit. Sipas certifikatës se ngarkesës dhe dekleracionit-etiketës se produktit, ai është dashur të ruhet në temperaturën nën -18 gradë. Në shikim të pajisjeve matëse të mjetit transportues, dhe matjeve plotësuese me pajisje të vetë inspektorit. Ka rezultuar, se produkti nuk është ruajtur në përputhje me normat ligjore të përcaktuara për nivelet maksimale të temperaturave për produkte të ngrira. Po ashtu në shikim vizual vërehet se ngarkesa ka rrjedhje si shkak i mos funksionimit të duhur të pajisjes ftohëse“, thuhet në njoftim.

Ky produkt po vinte nga Brazili.

Ngarkesa është me origjinë nga shteti i Brazilit, produkt mish gjedhi i ngrirë në sasi prej 26 022 kg bruto. E transportuar me anie, produkti i vendosur në kontejner ftohës, i dedikuar për transport të mallrave ushqimore”, thuhet aty.

Shpërndaje në: