Zogaj: Kosova nën sanksione, pushteti po përdorë RTK-në për të sulmuar mediat

Zogaj: Kosova nën sanksione, pushteti po përdorë RTK-në për të sulmuar mediat

Analisti Petrit Zogaj ka kritikuar ashpër qeverisjen e Kurtit dukë thënë se ndërsa Kosova gjendet në sanksione nga Bashkimi Evropian së bashku me Rusinë e Bjellorusinë, Vetëvendosje përdorë Radiotelevizionin publik për të sulmuar mediat në Kosovë.

Ai ka kritikuar edhe ministren Haxhiu në lidhje me deklaratat se Serbia po kontrollon burgjet në Kosovë.

Sipas tij, e gjithë kjo situate po mundësohet “nga një opozite formale dhe komplet e nënshtruar ndaj pushtetit.”

Postimi i plotë:

Kosova eshte nen sanksione nga BE per me shume se 1 vit-bashke me Rusine dhe Bjellorusine, nderkohe qe partia ne pushtet e perdore RTK si zyre per informim per te sulmuar mediat ne Kosove.

Ministrja e Drejtesise se Kosoves e thote hapur qe Serbia po ia kontrollon burgjet ne Kosove, nderkohe shefje e propagandes se LV-s, Mihali, merret me bashkepunetoret e dikurshem te sherbimit sekret jugosllav dhe i shumefishon shpifjet e tyre ne Kosove, duke vene ne rrezik jeten e gazetareve te vendit.

Mirepo, e gjithe kjo situate po mundesohet nga nje opozite formale dhe komplet e nenshtruar ndaj pushtetit. Prandaj, sulmet e pushtetit tashme jane te drejtuar ndaj mediave-e vetmje opozite qe ekziston sot ne Kosove.

Shpërndaje në: