Gjobë me para dhe masë mbrojtëse shoferit që tejkaloi shpejtësinë në Ferizaj

Gjobë me para dhe masë mbrojtëse shoferit që tejkaloi shpejtësinë në Ferizaj

Policia ka njoftuar se ka gjobitur një person në fshatin Prelez i Jerlive në Ferizaj,  i cili ka tejkaluar shpejtësinë.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditut se ndaj tij është shqiptuar gjoba prej 300 eurosh si dhe masë mbrojtëse prej tre muajsh.

“Policia e Komunikacionit Rrugor me datën 23.07.2024 rreth orës 04:45 në rrugën magjistrale Ferizaj – Prishtinë, saktësisht në fshatin Prelez i Jerlive ” në Ferizaj,  ka ndaluar shoferin I.H (RMV),  i moshës 22 vjeçar,  i cili me  veturën e tij BMË zhvilloi shpejtësi 128 km/h në zonën e kufizimit 60 km/h. Ndaj tij policia i shqiptoi një gjobë kundërvajtëse prej treqind (300) euro dhe masë mbrojtëse prej tre ( 3) muajve”.

“Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelojmë tek shoferët që të bëjnë kujdes, të respektojnë shenjat e trafikut. Ndërsa, ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë”, thuhet tutje në njoftim.

Shpërndaje në: